Miresevini ne faqen tone

Ketu do te gjeni lajmet me te fundit nga bota e showbizit por jo vetem.

Welcome to our site

Juicy celebrity gossip, the latest entertainment news, exclusive celebrity pics and videos.

SHIKONI FILMAT E FUNDIT ME TITRA SHQIP

KLIKONI KETU PER TE SHKUAR TE FAQJA E FILMAVE


Nicole Scherzinger mohon ta ketë puthur Chris Brown

Lajme Vip-Superylli amerikan, Nicole Scherzinger, ka këmbëngulur se ajo nuk e ka puthur Chris Broën në një klub nate në Hollywood.
Janë publikuar disa foto që tregonin bukuroshen duke u puthur me këngëtarin, por ato pos që janë mohuar nga Nicole Scherzinger, janë hedhur poshtë edhe nga fotografët të cilët dyshuan në vërtetësinë e tyre.
“Nuk ka absolutisht asgjë të vërtetë në raportimet qesharake të mediave sa i përket Nicoles dhe Chris Brown. Fotografitë që janë shfaqur janë të tyre, por ata janë miq të vjetër dhe kanë tentuar të flisnin teksa ishte zë i lartë në klub. Unë ju garantoj se nuk ka foto të tyre duke u puthur”, ka thënë një zëdhënës i Scherzinger. /Telegrafi/

Brown: Rihanna, a po shkëlqej mjaft?

Lajme Vip-Fillimisht Rihanna i kishte dërguar porosi mbështëtese Brown-it lidhur me procesin e tij gjyqësor, ndersa ai i ka kthyer asaj porosi lavdëruese për singlin e ri “Diamonds”.
Chris Brown i ka dërguar porosi Rihanës, pasi ka dëgjuar këngën e saj të re, “Diamonds”, që sipas mediave, i dedikohet pikërisht atij.
Çifti që është ndarë ne vitin 2009 pas dhunës së ushtuar nga Chris, kanë kontaktuar disa herë edhe pas kësaj ndodhie.
Fillimisht Rihanna i kishte dërguar porosi mbështëtese Brown-it lidhur me procesin e tij gjyqësor, ndersa ai i ka kthyer asaj porosi lavdëruese për singlin e ri “Diamonds”.
Burime të afërta me Brown kanë treguar: “Chris e ka dëgjuar këngën dhe është dashuruar në të. Ai mendon se kjo është një këngë e nxehtë dhe është krenar me Rihanën dhe muzikën e saj”.
“Ai i ka dërguar asaj një porosi me tekst “I dua diamantët. A po shkëlqej mjaft?”, ndërsa ajo i ka kthyer porosi pohuese”, ka shtuar burimi.
Në të kaluarën, Rihanna kishte thënë se nuk dëshiron që incidenti mes tyre të ndikojë në karrierën e ish të dashurit, derisa edhe Chris ka mbështetur vazhdimisht karrierën e këngëtares./yllpress/

Carmen Electra di të tërheqë vëmendjen

Lajme Vip-Kjo solli sigurisht zemërimin e aktoreve të reja dhe protagoniste në telefilm si AnnaLynne McCord, Jessica Lowndes etj., të cilat përfunduan të harruara në një qoshe të ambientit ku zhvillohej festa.
Carmen Electra di të bjerë në sy. Aktorja 40-vjeçare ishte e ftuar në festën e organizuar me rastin e episodit nr. 100 të ‘Beverly Hills 90210’, ku arriti t’ua vidhte protagonizmin dhe skenën protagonistëve të vërtetë të telefilmit mitik.
Carmen, në fakt ka interpretuar një rol shumë të vogël në film, një vajzë me emrin Vesna, e cila këndonte në një klub nate dhe ishte e ngjashme me mbretëreshën e burleskut, Dita Von Teese. Kështu, që edhe në festë kishte vendosur të vinte me petkat e personazhit të saj; një bust shumë sensual me një dekolte super të hapur, geta rrjetë dhe taka të larta, që i lanë pa fjalë të gjithë të ftuarit e tjerë.
Kjo solli sigurisht zemërimin e aktoreve të reja dhe protagoniste në telefilm si AnnaLynne McCord, Jessica Lowndes etj., të cilat përfunduan të harruara në një qoshe të ambientit ku zhvillohej festa./yllpress/

E bukur dhe seksi, kjo është Xheneta (Foto)

Lajme Vip-Modelja nga Prishtina, e njohur për paraqitjet e saj nëpër pasarelat e modës, Xheneta Maloku, ka publikuar një set të ri fotografish, të cilat kanë tërhequr vëmendjen e publikut.
19 vjeçarja e cila ka arritur të tërheqë syrin e fotografëve më të njohur në vend me talentin e saj, ka publikuar foto të reja të cilat si duket e kanë përmbyllur verën për të.
Sharmi dhe elegenca e gërshetuar me linja të përkryera trupore janë vetëm sinonim të bukuroshes e cila kërkon të vazhdojë shkëlqimin e saj, aty ku dhe e ka vendin – para kamerave dhe pasarelave të modës. /Telegrafi/

Fansi tatuazh emrin e Ritës, Ora: Çmenduri

Lajme Vip-Por një gjest i njërit prej tyre e ka suprizuar 21 vjeçaren.“Dikush ka bërë tatu emrin tim. Mendoj se kjo është paska e çmendur”, tha ajo gjatë një interviste.
Rita “çmendet” kur kupton se fansi bëri tatu emrin e saj. Rita Ora mendon se fakti që një fans ka bërë tatu emrin e saj është paksa “e çmendur”.
Këngëtarja e re ka mbledhë rreth vetës brenda një kohe të shkurtën numër të madhë të fansave të cilët njihen si “Rotabots”.
Por një gjest i njërit prej tyre e ka suprizuar 21 vjeçaren.“Dikush ka bërë tatu emrin tim. Mendoj se kjo është paska e çmendur”, tha ajo gjatë një interviste.
Rita deri më tani ka gëzuar tre herë pozitën e parë në Britaninë e Madhe me hitet, “Hot Right Now”, “How we do (Party) dhe .“R.I.P”.
Albumi i saj i parë, “ORA” gjithashtu ka debutuar si albumi më i shitur, album në të cilin gjenden edhe këngë të punuara nga producent të famshëm si Will.i.am dhe Kanye West.
Ajo tha se do të kishte shumë dëshirë që bashkëpunimi i saj i ardhshëm të jetë me Pink ose Gwen Stefani./yllpress/

Revista daneze publikon fotot intime të Kate


Familja mbretëorë britanike nuk gjen qetësi. Këtë herë, Buckingham Palace është vendosur në siklet pas publikimit të fotove nudo të Dukeshës së Kembrixhit, Kate Middleton nga një revistë daneze. 
Në numrin e radhës të revistës “Se og Hor” (Shiko dhe Dëgjo) revista nordike publikon 16 faqe me fotot e Kate. Bëhet fjalë për fotot e publikuara më parë nga revista franceze “Closer”, e dënuar më pas nga një gjykatë në Paris me 10 mijë euro gjobë pas denoncimit të familjes mbretërore britanike.
Revista dandeze ka shkuar shumë më larg se sa homologia franceze. Ajo hapet me një foto të madhe të Kate duke ndërruar bikinit. Fotoja është marrë nga përballë, në të njëjtin pozicion si ato të publikuara e më pas të ndaluara të revistës Closer.
Drejtori i revistës “Se og Hor”, i vendosur në qendër të kritikave nga familja mbretërore, tha se bëhej fjalë për foto të një personazhi publik që s’mund të mos i botonte. Ai shtoi se revista e tij kishte siguruar imazhet para publikimit nga “Closer” dhe gjatë kësaj periudhë është konsultuar me juristët për të vendosur mbi publikimin apo jo të tyre.
Ende nuk ka një reagim zyrtar të familjes mbretërore britanike, ndërsa nuk dihet akoma nëse edhe ndaj revistës daneze do të ndërmerret ndonjë hap ligjor, ashtu sic u veprua me francezen “Closer”.

Vali Corleone, absolut i pa përmbajtshëm!

Lajme Vip-Valentino Corleone. Sigurisht, e njihni këtë emër shumë mirë. Superylli shqiptar nga Gjilani, i cili është bërë i famshëm për mënyrën e jetës dhe lidhjet e shumta, ka goditur përsëri, kësaj radhe në emisionin Zonë e Lirë.
Vali është paraqitur në Klan gjatë mbrëmjes të së premtës, ku arriti kulmin e shikueshmërisë, e cila do të jetë e pa përsëritshme për një kohë të gjatë.
Kjo për arsye se pohimet që Vali bëri në emisionin e Arian Çanit ishin sa skandaloze aq edhe të drejtpërdrejta dhe të fuqishme.
“E kam telefonuar Tunën dhe kam kërkuar të dal me të. Ajo u ankua pse e kam thirrur natën vonë dhe më tha të mos e shqetësoj. Sidoqoftë, unë i thash se nëse dua ngjitem në skenë, e kap për flokë dhe bëj seks me të”, theksoi Vali gjatë bisedës me Çanin, i shoqëruar prapa tij dhe nga dy prej 29 trurprojeve të tij.
Pos tjerash, Vali konfirmoi se edhe ka luftuar në radhët e UÇPMB-së, ndërsa nuk munguan as detajet tjera për të cilat ai foli me sharmin e tij mbi pasurinë, jetën luksoze dhe lidhjet me femrat.

Blero grricet me MC Kreshen

Lajme Vip-Une nuk e kuptoj pse kengetari Blero fillon kot ma si koti zenka me te tjere, sepse jo vetem qe ngeli duke i humbur, por shkon dhe kerkon falje nje jave me vone.Ne te njejten kohe nuk arrij te kuptoj sesi mund te bjeri kaq poshte niveli i artisteve te estrades sone, qe biseda te prapaskenave i shfaqin ne publik me keq se plakat e lagjes.
Mesaduket Blerim Destani ka vendosur te sponsorizoje videoklipin e fundit te MC Kreshes ose te dikujt te afert me te (askush nuk e sqaron se per videon e kujt behet fjale) dhe Blero i eshte drejtuar nepermjet rrjetit shoqeror Twitter duke i thene se “Vella! Degjova se do i sponsorizosh videoklipin njerit qe eshte MUT!!! Kujdes se nderin ta kthen ne tradheti!!!”
(E perkthyem ne shqip neve ok) Nderkoh MC Kresha e ka postuar kete mesazh ne llogarine e tij (shiko foton me larte).
Nuk dime se kush eshte problemi midis Bleros dhe MC Kreshes, por seriozisht e ka ky? Hajde muhabet kalamajsh hajde!

Adele kritikon yjet që mbështeten në seks


Lajme Vip-Adele ka kritikuar këngëtaret femra të cilat përdorin seksin për të shitur incizimet e tyre dhe thotë se ajo kurrë nuk do të dëshirojë ta përdorë trupin për të qenë e suksesshme.
Këngëtarja e hitit “Someone Like You”, e cila është shtatzënë me fëmijën e parë të saj, ka kritikuar këngëtaret rivale të top listave, si Rihanna, Madonna dhe Lady Gaga, të cilat zhvishen në videot e tyre për të promovuar veten dhe thotë se shumica e këngëtareve femra duken ndryshe në jetën e vërtetë, krahasuar me atë se si duken në ekran.
“Ata nuk duken vërtet siç duken në revista ose video. I kam parë ato nga afër. Të përdorësh seksualitetin tënd nuk është një pamje e mirë. Unë nuk e shoh këtë inkurajuese”, ka thënë Adele.
Adele gjithmonë ka pasur një pamje më të plotë, por thotë se ajo kurrë nuk do të ndjekë ndonjë dietë ose ta ndryshojë imazhin për të qenë më e suksesshme. /Telegrafi/

Pse Russell Brand tmerrohet nga Victoria Beckham?


Lajme Vip-Aktori 37-vjeçar, Russell Brand, eshte duke u perpjekur me te gjitha mjetet per t’iu shmangur takimit me Victoria Beckham.
Siç raporton “Female First”, komediani britanik ka frike prej reagimit te se famshmes Posh, rreth vendimit te tij per ta lene pas nje flirti te shkurter mikeshen e saj, Geri Halliwell. Brand me ish-anetaren e bendit “Spice Girls” eshte argetuar me pak se nje muaj dhe beson se sjellja e tij ndaj saj e ka zemeruar zonjen Beckham.
“Russell i shmanget Victorias me çdo kusht. Ai ka frike te vizitoje vende te caktuara pasi qe nuk deshiron te hase ne te,” i ka thene “Daily Star”, nje burim anonim.
Shtepia e Brand-it ne Los Angeles nuk eshte larg prej shtepise se Beckham-eve, dhe aktori ka frike perdite se do perballet me te zemeruaren Posh.
“Takimi i tyre do te kaloje keq, sipas tij. Ai madje nuk shkon ne kafene, ne te cilen rregullisht ka shkuar, sepse Victoria shkon aty. Tani shkon ne ate qe eshte tre kilometra larg nga shtepia e tij ne West Hollywood,” shtoi burimi.
Aktori eshte i vetedijshem se nuk ka vepruar mire me Gerin dhe eshte i bindur se shoqja e saj me e ngushte do te reagoje ashper.
Russell Brand pas shkurorezimit nga kengetarja Katy Perry ka qene me shume femra, por me asnje prej tyre nuk ka dashur te kete nje marredhenie serioze, por vetem aventure te shkurter dhe argetim te mire.

Motrat Kardashian lancojne linjen e tyre kozmetike…(Foto)

Lajme Vip-Domini global i Kardashian po perhapet dhe ne boten e kozmetikes perpara Krishtlindjeve.
Por per ti mbajtur fansat e tyre sa me prane dhe ne koherence motrat Kardashian kane lancuar fotot e tyre promocionale,tre muaj perpara se produktet e tyre kozmetike te hidhen ne treg.Kim 31 vjec,Kourtney 33 vjec dhe Khloe 27 vjec njoftuan per hedhjen ne treg te produkteve te tyre kozmetike te quajtur “Khroma Beaty”.Shume e emocionuar Kim anuncon lajmin ne website-in e saj”Keto jane fotot promocionale per linjen tone kozmetike”Khroma Beauty” qe do te hidhet ne treg se shpejti”Mezi po pres qe t’i ndaj me ju keto produkte te mrekullueshme !Ne gjithnje kemi deshiruar dhe mezi kemi pritur qe te realizonim linjen tone te produketeve kozmetike,dhe me ne fund kjo enderr na u be realitet”./ikub/

Eli Fara serish 20-vjeçe


Lajme Vip-Në javën e dytë të prezantimit të këngëve konkurruese në ‘Kënga Magjike 2012’ është paraqitur për herë të parë këngëtarja e serenatave Eli Fara.
Por edhe kënga e saj që mbante titullin “Romale” e kënduar në bashkëpunim me grupin Mangavatu, ishte pothuajse një serenatë që flinte bukur në zërin e artistes. Por ajo që vihet re, këngëtarja nuk di të plaket, ajo duket sërish si një 20-vjeçe dhe mjaft në formë.

Genta Ismaili, stop muzikës pushon në Amerikë


Lajme Vip-Vera ka qenë një sezon shumë i ngarkuar për bukuroshen, Genta Ismaili.
Ndaj dhe muaji shtator duket se është muaji ku këngëtarja mund ti përkushtohet vetes së saj.
Ajo është fotografuar në një jaht dhe duket mjaft e relaksuar, edhe pse shikimin ja kanë mbuluar syzet e saj të errëta.

Ndarja me Rozana Radin, flet Mc Kresha


Lajme Vip– Ne lexojme shume ne portalet online dhe shpesh here ne pjeset e programit “Poke” citohet kjo fjale, por eshte e paevitueshme sepse tashme jemi bere pjese e ketyre rrjeteve sociale, e ketij komunikimi virtual, eshte bere pjese e pandashme sepse te gjithe ne telefonat tane e kemi nje adrese ku futemi dhe lundrojme dhe lexojme pafundesisht. Lexojme shpesh per ngaterresat mes reperave, klasifikimeve ne grupe, madje kane dhe sloganet e tyre. Lexojme ne ato shtepite e produksionit ku dikush iken, largohet, me pas dalin me deklarata.
Juve personalisht nuk e di ku e keni kategorizuar veten, por te kemi gjetur shpesh jashte ketyre ngaterresave. Pyetjja e pare eshte, sa mire e ke menaxhuar ti veten tende dhe si ia ke dale? Dhe pyetja e dyte eshte se cfare mendon ti per te gjitha keto? A behen thjesht per buje dhe per fame apo keshtu eshte thjesht te jetuarit si reper?
MC Kresha: Me thene te drejten, nje prej reperave eshte “Most Deaf”, i cili ka bere fakultetin e letersise amerikane. Tjetri eshte “2 Pack”, ka pas qene artisti i aktrimit dhe ne te njejten kohe artist i baletit dhe vetevetiu, duke pare artiste qe bejne hip hop te mirefillte, vihet re se hip hopi eshte nje muzike e edukuar pa marre parasysh qe ne tekste ndoshta tingellon e vrazhde. Por edhe jeta eshte e vrazhde. Sa i perket portaleve te ndryshme, une thjesht kam qejf te le muziken te flase. Nese dikush me pelqen mua, athere ka per te me pelqyer 100% rreth muzikes sime per shkak se une jam artist muzikor, ndersa ngaterresat dhe keto gjerat mua me duken se jane te ekzagjeruara, edhe media vete i ekzagjeron, edhe njerezit qe jane rreth artisteve i ekzagjerojne sendet. Kjo gje pervec se ben marketing, ben edhe nje marketing paksa te hidhur, mirepo hip hopi nuk eshte profeti i hip hopit. Mendoj se cdo njeri ka menyren e vete per te menaxhuar karrieren. Une per vete kam vendosur te le notat per te bere fjalimin, ndaj krejt cka mund t’ju them fansave dhe njerezve qe zgjojne interes per punen tone eshte se mundohemi per te sjelle sa me autentike muziken, mundohemi te jemi sa me ne toke dhe per kete arsye gjithmone jemi me popullin sepse nuk mundohemi te tregohemi permbi ose nje klase e paprekur per shkak se ne nuk jemi klase e paprekur, fatmiresisht, sepse atehere nuk do te ishin ndjenja per secilin njeri. Mendoj se kjo na ka mbajtur ne shqiptareve ne 5 shtete te ndara, cka s’eshte mire. Keshtu e shoh une. Muzika eshte mrekullia vete. Pse duhet te mundohemi ta ngjyrosim me shantazhe, probleme apo me spekulime mediatike?!
Meqenese jemi tek mediat, MC Kresha, lidhja juaj e fundit ka qene me nje artiste shqiptare te Shqiperise, Rozana Radi. E dime qe tashme eshte mbyllur kjo histori. Nuk dua te te pyes per arsyet, ato do te mbeten arsye totalisht personale. Edhe ne rast se do m’i thuash, i kemi degjuar. Ne mos te nje rasti, te nje rasti tjeter. Pyetja ime eshte, a mbeteni miq? A jeni shoke, degjoheni ne telefon dhe uroheni me njeri-tjetrin ne rastet e mira tuajtat?

MC Kresha: 
Po. Mendoj se jemi njerez te civilizuar, te perparuar. Cdo lidhje eshte e hidhur dhe nuk kam qejf te flas per te. Faleminderit qe po e respekton kete gje. Mednoj se njerezit duhet te jene gjithmone sa me te perparuar. Keto jane synimet tona: te jemi me te perparuar se gjeneratat e meparshme./t.ch/

Vajza e Michael Jackson ka të dashur


Lajme Vip-Kështu, Paris Jackson në profilin e saj në Twitter, ka postuar foton e të dashurit të saj, me të cilin shihet në përqafim. Ajo nën këtë foto ka shkruar “Hamshori im fisnik”.
Po ta kishte babin e saj të famshëm Michael Jackson të gjallë, Paris nuk do ta kishte lirinë që e gëzon sot, ku mund të bëj çfarë të dojë.
Kështu, Paris Jackson në profilin e saj në Twitter, ka postuar foton e të dashurit të saj, me të cilin shihet në përqafim. Ajo nën këtë foto ka shkruar “Hamshori im fisnik”./yllpress/

Rihanna lanson këngë të re, i kushtohet Chris Brownit!!!!!!


Lajme Vip-Rihanna e ka lansuar singlin e saj më të ri të titulluar “Diamonds”, ndërsa kënga e cila është e para në kuadër të albumit të ri që pritet të lansohet në nëntor, do t’i bëjë të gjithë të kujtojnë se është këngë kushtuar lidhjes së saj me Chris Brown.
Mediat amerikane janë mjaft tendencioze me pohimet më lart, por sipas tyre teksti është tipik për lidhjen e tyre.
“Gjej dritën në detin e bukur/unë zgjedh të jem e lumtur/ti dhe unë, unë the ti/ne jemi sikur diamantë në qiell”, është teksti që supozohet se i kushtohet Brown.
“Më jep ndjesi aq të mirë kur e dëgjoj… teksti është shumë shpresues dhe pozitiv, por është për dashuri dhe dinamika e këngës është ndryshe nga çfarë presin njerëzit”, ka theksuar Rihanna.
Në këngën “Diamonds” ka punuar producenti Stargate, i cili është dhe krijuesi i “Don’t Stop dhe Music”, “Only Girl” dhe “Rude Boy”

Ali Landry, linja perfekte (FOTO)


Lajme Vip-Lajme Vip-Edhe pse tashmë ka mbushur 39 vjeç, Ali Landry ka treguar se vazhdon që të ketë linja të mrekullueshme.
Aktorja dhe modelja, njëkohësisht ish Miss USA, është fotografuar duke pushuar në plazhet e Maui, së bashku me bashkëshortin e saj të dytë, Alejandro Gomez Monteverde./tema/
ali                             article-0-1539c075000005dc-148_306x651

Scherzinger e Chris Brown, puthje të nxehta: Jemi vetëm miq (FOTO)


Lajme Vip-Dy këngëtarët e njohur Nicole Scherzinger e Chris Brown, janë fotografuar në një club në Los Angeles duke shkëmbyer puthje pasionante. Por, Scherzinger ka hedhur poshtë çdo hamendësim për një flirt mes tyre, duke i quajtur qesharake këto zëra.
Ajo është shprehur se ata janë thjesht miq dhe fotot ku ata duken shumë të afërt me njëri-tjeterin, janë keqkuptuar, pasi ata kanë qenë shumë afër për shkak të zhurmës së madhe në club. Pavarësisht shpjegimeve të Nicole, i dashuri i saj, Lewis Hamilton, me siguri që nuk do të jetë ndjerë mirë kur ka parë këto foto./tema/

Soni Malaj: Pushimet mbaruan, fillojmë me…


Lajme Vip-Dy vite më parë, jeta e këngëtares Soni Malaj ndryshoi. Ajo u njoh me Mirkon, balerinin që e shoqëronte në vallëzimet e “Dancing With The Stars”, u dashurua, u fejua, u martua dhe u largua bashkë me të në një shtet tjetër. Ata vendosën të nisin një jetë të re në Spanjë.
Gjatë qëndrimit atje, Soni u shkëput nga aktiviteti i saj muzikor (ndonëse jo plotësisht, ka sjellë klipe të reja) dhe u përqendrua tek familja, sepse shpejt ata u bënë prindër. Këngëtarja solli në jetë vogëlushen Ana, kujdesit për të cilën iu përkushtua plotësisht.
Tani, këngëtarja është rikthyer në atdhe, për t’u angazhuar në një prej produksioneve më të mëdha në televizionet shqiptare. “X Factor Albania” do të nisë edicionin e tij të dytë, ndërsa në panelin e anëtarëve të jurisë do të shohim edhe Sonin. “Dhe pushimet mbaruan, fillojmë sezonin me surpriza”, – ka shënuar këngëtarja në faqen e saj në rrjetin social “Facebook”, duke lajmëruar kështu kthimin e saj.
Veç Sonit, mësohet ndërkohë se në jurinë e audicioneve të para të “X Factor” që janë bërë në Tiranë kanë qenë edhe Tuna, Pandi Laço e Bojken Lako. Megjithatë, ende nuk dihet nëse kjo do të jetë juria përfundimtare e këtij konkursi talentesh.

Fjolla Morina më e nxehtë se Kim


Lajme Vip-Këngëtarja, Fjolla Morina, ka publikuar një foto mjaft të nxehtë. Ajo që bie në sy janë format e këngëtares.
Megjithatë, në këtë set vihet re një ngjashmëri me Kim Kardashian, jo vetëm nga format e bollshme të Fjollës, por edhe nga look-u që ajo ka bërë.
Në fund të fundit çfarë ka Kim më shumë sesa Fjolla, e cila di përherë të jetë intriguese, seksi dhe në top-formë?

Rita Ora “zhgenjehet” edhe ne Australi

Lajme Vip-Kengetarja me origjine shqiptare, Rita Ora, ka qene per disa dite ne Australi. 
Ajo ka qendruar ne Sidnei, ndersa duke folur per nje radio vendase, duke u shprehur se djemte australiane nuk kane treguar ndonje vemendje te madhe ndaj saj.
“Isha ne plazh dhe aty ishin disa djem shume te bukur, por ata as qe levizen kembet per te mu afruar”, ka thene Rita duke qeshur.
Perveç djemve australiane, Rita deshtoi qe te ishte ne kopertinen e revistes prestigjioze “Rolling Stone”, si arrtistja qe ka bere me shume buje kete vit. Ne garen e organizuar nga revista, Rita nuk ka mundur dot te mbledhe votat e mjaftueshme.

Kresha: Flas përmes muzikës


Lajme Vip-Mc Kresha thotë se përplasjet mes artistëve shqiptarë të hip-hopit janë paksa të ekzagjeruara si nga vetë artisët ashtu edhe nga mediat.
Kresha ka arritur të qëndrojë më në distancë ndaj çarjeve dhe përplasjeve të reperëve shqiptar dhe, gjatë një interviste me Skype për emisionin Poke në Top Channel, ka thënë se më shumë preferon të bëj muzikë se sa të ngatërrohet me të tjerët.
“…Hopi është një muzikë e edukuar pa marrë parasysh që në tekste ndoshta tingëllon e vrazhdë. Por edhe jeta është e vrazhdë. Sa i përket portaleve të ndryshme, unë thjesht kam qejf ta lë muzikën të flasë”
“Nëse dikush më pëlqen mua, atëherë ka për të më pëlqyer 100% rreth muzikës sime për shkak se unë jam artist muzikor, ndërsa ngatërresat dhe këto gjërat mua më duken se janë të ekzagjeruara. Edhe media vete i ekzagjeron, edhe njerëzit që janë rreth artistëve i ekzagjerojnë sendet. Kjo gjë përveç se bën marketing, bën edhe një marketing paksa të hidhur”, ka thënë Kresha. /Telegrafi/

Marina Vjollca vazhdon me pushimet…(foto)


Lajme Vip-Bukuroshja e ekranit të Top-Channel, Marina Vjollca vjen më në formë se kurrë. Ajo ka realizuar disa fotografi të reja, ku duket mjaft sensuale dhe seksi.
Bjondja simpatike i ka kushtuar dhe nje vemendje te vecante edhe veshjeve. Ajo eshte kombinuar me ngjyra te ndezura blu dhe jeshile, qe i shkojne pershtat bjondeve.
Kujdes te vecante ajo ka treguar kujdes te vecante dhe ndaj bizhuve, qe sic dihet i japin tjeter imazh veshjeve. 
    marina-560x790

SHIKONI FILMAT E FUNDIT ME TITRA SHQIP

KLIKONI KETU PER TE SHKUAR TE FAQJA E FILMAVE


Sharon Stone, një Afërditë për t’u admiruar (FOTO)


Lajme Vip-Sharon Stone është shfaqur në një formë të shkëlqyer, ndërsa po xhiron filmin e saj më të fundit Gods Behaving Badly, ku ajo luan rolin e Afërditës.
E veshur me një fustan të mëndafshtë, 54-vjeçarja ka treguar linja të përsosura, duke qenë se ka një peshë optimale. Ajo vazhdon të konsiderohet si një prej femrave më seksi, pavarësisht se tashmë mbi supe mban plot 54 vite./tema/

Rihanna dehet sërish (Foto)


Nuk është hera e parë në fakt, që Rihanna fotografohet në gjendje të dehur.
Shpeshherë yjet e showbiz-it e ekzagjerojnë me pijen dhe drogërat, duke pësuar edhe funde tragjike.
Këtë gjë duket se bën herë pas herë edhe këngëtarja e njohur Rihanna, e cila ka dalë jashtë kontrollit gjatë një feste në Las Vegas.
Mediat amerikane bëjnë me dije se 24-vjeçarja është dehur pasi ka konsumuar një sasi të madhe alkooli, ndërsa më pas është raportuar se ka pasur të vjella të shumta.
Nuk është hera e parë në fakt, që Rihanna fotografohet në gjendje të dehur.

Tulisa: Nuk jam lavire


Lajme Vip-Tulisa Contostavlos thotë se njerëzit shpesh kanë përshtypje të keqe për të. Ylli i muzikës thotë se në mënyrë të gabuar e kanë cilësuar si lavire, pasi rritja e saj e vështirë e ka bërë të ashpër.
Tulisa Contostavlos thotë se njerëzit shpesh kanë përshtypje të keqe për të. Ylli i muzikës thotë se në mënyrë të gabuar e kanë cilësuar si lavire, pasi rritja e saj e vështirë e ka bërë të ashpër.
“Kam pasur një periudhë të keqe, por ia kam dalë duke mos i lënë të tjerët të më shfrytëzojnë. E kam kaluar shumicën e jetës sime duke qenë e ashpër dhe kjo ka bërë që shumica të mendojmë se jam një lavire. Por nuk jam. Vërtetë më lëndojnë ato komentet fyese në Twitter dhe shpesh ia plasi vajit”, ka deklaruar ajo.
Edhe porno-filmi i saj privat ka kontribuar në këtë./yllpress/

Gafa e Madonës për Obamën: Është një mysliman i zi


Lajme Vip-Gjatë një koncerti në Washington, ku nuk harroi t`u bënte thirrje fansave që të votonin për Obamën në zgjedhjet që do të mbahen në nëntor, Madona e ka quajtur presidentin e SHBA “mysliman të zi”.
Mbretëresha e muzikës pop, Madona nuk e ka fshehur në asnjë moment simpatinë dhe mbështetjen për presidentin aktual të SHBA-ve, Barak Obama, madje ajo ka bërë edhe një tatuazh të madh në kurriz me emrin e tij.
Por këtë radhë, zelli i këngëtares për ta mbështetur kandidatin për zgjedhjet e reja në Shtëpinë e Bardhë rrezikon të kthehet në një gafë që do të përdoret kundër presidentit Obama.
Gjatë një koncerti në Washington, ku nuk harroi t`u bënte thirrje fansave që të votonin për Obamën në zgjedhjet që do të mbahen në nëntor, Madona e ka quajtur presidentin e SHBA “mysliman të zi”.
Përkufizimi i këngëtares pop ka sjellë menjëherë reagime të shumta në ueb, qoftë për faktin se nuk rezulton që Obama të jetë mysliman, qoftë edhe për faktin se në këtë mënyrë e përshkruajnë gjithmonë kundërshtarët e tij politikë republikanë, për të kritikuar politikën e tij të jashtme. Me pak fjalë, Madona këtë radhë duket se nuk e ka ndihmuar fare Obamën, përkundrazi ka gjasa t`i ketë prishur punë./yllpress/

Paris , ç’farë gënjeshtre….


Lajme Vip-Unë jam femër e vështirë dhe me shumicën e tyre nuk kam pasur marrëdhënie seksuale. Askush nuk do një çantë Prada falso, të gjithë duan markën e re, që është shumë e shtrenjtë, por askush s’mund ta ketë”, tha Paris.
Paris Hilton deklaron se ka pasur lidhje seksuale me pak meshkuj, por askush nuk do ta besonte këtë. Trashëgimtarja e njohur në Hollivud për një seri lidhjesh sentimentale dhe për një video seksi që bëri xhiro në internet, është parë shumë rrallë pa një partner në krah. “Njerëzit shpikin histori, por me shumicën e meshkujve unë thjesht puthem.
Unë jam femër e vështirë dhe me shumicën e tyre nuk kam pasur marrëdhënie seksuale. Askush nuk do një çantë Prada falso, të gjithë duan markën e re, që është shumë e shtrenjtë, por askush s’mund ta ketë”, tha Paris./yllpress/

Katie Holmes, “JO” të moshuarve


Lajme Vip-Katie Holmes ia ka ndaluar vetes të dalë me meshkuj më të moshuar se ajo.
Aktorja 33-vjeçare, e cila së fundi finalizoi divorcin nga Tom Cruise, 50-vjeçar, e ka bërë të qartë se ajo ende nuk është e gatshme të takohet me dikë, por u ka thënë shoqeve se kur të vijë koha të dalë me dikë, nuk dëshiron të jetë dikush shumë më i moshuar se ajo.
“As mos mendoni të më njoftoni me dikë që së të më shumë se pesë vite më i moshuar se unë! Herën tjetër, dua dikë të moshës time”, citohet t’u ketë thënë Kate mikeshave të saj./Telegrafi/

Katy Perry është femra e vitit 2012


Lajme Vip-Këngëtarja amerikane, Katy Perry, është emëruar femra e vitit 2012 nga revista Billboard.
Ajo do të marrë këtë titull zyrtarisht në një ceremoni madhështore të organizuar në New York në fund të nëntorit.
Fitueset e kaluara të këtij çmimi kanë qenë Beyonce dhe Taylor Swift. /Telegrafi/

Ish-bashkëshorti: Unë e futa Amy Winehousen në drogë


Lajme Vip-Ish-bashkëshorti i Amy Winehouse, Blake Fielder Civil, në një intervistë për gazetën “The Sun”, vetëm pak ditë pasi doli nga spitali, ku ishte për disa ditë në gjendje kome pas mbidozës, e pranoi se ishte fajtor pse këngëtarja filloi të përdorte droga të rënda.
Mediet dhe tifozët e akuzojnë atë për vite me radhë se është fajtor për problemet që kishte me drogën Amy Winehouse, ndërsa tani edhe vetë e ka pranuar.
Ish-bashkëshorti i Amy Winehouse, Blake Fielder Civil, në një intervistë për gazetën “The Sun”, vetëm pak ditë pasi doli nga spitali, ku ishte për disa ditë në gjendje kome pas mbidozës, e pranoi se ishte fajtor pse këngëtarja filloi të përdorte droga të rënda.
“Unë kam qenë ai që solli drogën në marrëdhënien tonë. Kur ajo vdiq, unë nuk kam mund ta merrja veten, ngase mendova se unë e vrava atë. Megjithatë, kur arritën rezultatet toksikologjike, paksa u lirova sepse në trupin e saj nuk u gjet drogë. Jam i vetëdijshëm se kjo nuk më liron prej fajit apo përgjegjësisë, por më duhet që të jetoj me këtë”.
Blake thotë se pavarësisht nga e gjitha, Amy ishte shumë e fortë dhe femër e pavarur, ku të gjitha vendimet i ka marrë vetë, pra edhe për sasinë e pakufizuar të marrjes së drogës dhe alkoolit.
Megjithatë, ai thotë se vetes nuk mund t’ia falë që e ndihmoi, por, siç ka thënë edhe nëna e saj më parë, Amy e ka dashur më së shumti në botë.
Amy vdiq nga alkooli i tepërt në organizëm, ndërsa sipas raportit mjekësor kjo ndodhi si pasojë e dehjes konstante për shumë javë.
Babai i saj, Mitch Winehouse, thotë se Amy disa javë para se të vdiste, papritur ndaloi përdorimin e drogës, por kishte filluar të pinte shumë, kryesisht vodka dhe askush nuk ka mundur ta parandalonte ta bënte atë./yllpress/

Adrianne kënaq fansat me disa foto të nxehta (FOTO)


Top modelja amerikane, Adrianne Curry, njihet për fiksimin e saj ndaj filmave dhe librave fantastiko- shkencorë. Fituesja e America’s Next Top Model, është veshur si një superherionë dhe ka pozuar përpara se të nisë xhirimet e “Superfans”, emisionit të saj të ri, që flet për tifozët e çmendur.
Ajo ka postuar në Twitter disa foto të nxehta të saj, për të kënaqur fansat.

65 milion dollar kush martohet me këtë vajzë


Hong Kong: Cecil Chao, një ndër njerëzit më të pasur në Hong Kong ka ofruar një shpërblim prej 65 milionë dollarësh për burrin që do të arrijë të fitojë zemrën e vajzës së tij lezbike. Por e bija e tij e quajtur Gigi, 33- vjeç, është martuar disa muaj më parë në Francë me gruan që qëndron krah saj prej 7 vjetësh.
“Nuk është e rëndësishme nëse është i pasur apo I varfër. E rëndësishme është që të jetë bujar dhe me një zemër të pastër”- ka deklaruar milioneri që nga ana e tij e ka përgënjeshtruar martesën e vajzës. “Gigi është shumë e mirë, me talent dhe e bukur. I do prindërit e saj, është bujare dhe bën punë vullnetare”- shtoi më tej Chao.
Siç njofton as martesat mes personave të të njëjtit seks nuk njihen ligjërisht në Hong Kong, ku shoqëria është mjaft konservatore dhe homoseksualizmi është depenalizuar vetëm në vitin 1991.

Një milion dollarë për 45 minuta


Lajme Vip-Këngëtares së famshme i ishte kërkuar që të mbante një koncert në ‘Dubai World Trade Centre’ për Bankën e Emirateve NDB dhe oferta milionëshe dhe udhëtimi me klasin e parë, ishin vështirë të refuzoheshin.
Nicole Scherzinger është paguar një milion dollarë për një koncert i cili ka zgjatur vetëm 45 minuta në Dubai.
Këngëtares së famshme i ishte kërkuar që të mbante një koncert në ‘Dubai World Trade Centre’ për Bankën e Emirateve NDB dhe oferta milionëshe dhe udhëtimi me klasin e parë, ishin vështirë të refuzoheshin.
“As Nicole nuk mund të refuzoj një shumë të tillë parash. Kjo nuk i ka marrë shumë kohë nga orari i saj dhe ka udhëtuar në klasin e parë. Ishin para të lehta për të”, ka deklaruar një mik i saj.
Pasi ka mbajtur koncertin, ajo është kthyer menjëherë në Los Anxhelos për të punuar në albumin e ri.

Rita lanson ‘trailerin’ e klipit “Shine Ya Light”


Superylli shqiptar me famë botërore, Rita Ora, ka publikuar trailerin e videoklipit që e ka xhiruar në Kosovë, “Shine Ya Light”.
Rita, e cila qëndroi gjatë shtatorit në Prishtinë, ka xhiruar gjithë videoklipin e këngës “Shine Ya Light” në disa vende në kryeqytet, ashtu siç mund të shihet dhe në videon më poshtë.
Ende nuk dihet se kur do të lansohet videoklipi i plotë, por sigurisht se do të jetë promovimi më i mirë për vendin tonë që është bërë ndonjëherë si nga institucionet shtetërore, ashtu dhe nga artistët e fytyrat tjera prominente.
“Shine Ya Light” është këngë që i takon albumit të ri të Rita Orës të titulluar “O.R.A” e që pritet të dominojë skenën e muzikës botërore gjatë vitit të ardhshëm.
www.facebook.com/video/video.php?v=403744966357335
Ndiqeni videon….

Tuna në lidhje dashurie me Cozman (Antar i BabaStars)


Lajme Vip-Aventurat e këngëtares shqiptare  Altuna Sejdiu-Tuna nuk ka të ndalur me dashuriçkat e saja.
Së fundi kjo këngëtare e ekstravagante është parë në shoqëri me Cozman antarin e Babastars.
E gjithë kjo shton një pyetje, sa do të zgjasë lidhja e Tunës me BabaStarin, apo kësaj radhe kjo këngëtare ka rënë në dashurinë e vërtetë?!

Efron i frikësuar nga skenat seksuale me Kidman


Lajme Vip-Zac Efron e ka pasur të vështirë të xhirojë skenat seksuale me Nicole Kidman në filmin e regjisorit Lee Daniels, “The Paperboy”.
Aktori 24-vjeçar ka thënë se është kënaqur gjatë bashkëpunimit me kolegen më të moshuar, nga e cila ka mësuar shumë, por i vetmi problem ka qenë te skenat intime.
“Asnjëherë nuk kam qenë aq i frikësuar, mirëpo ajo skenë ishte vetëm një aluzion i asaj që më priste gjatë filmit”.
“Mirëpo, ia ka vlejtur. Skenat ku bëj dashuri me Nicole Kidman janë kulmi i karrierës së deritanishme”, ka deklaruar Efron.

Ledi Vokshi: “Mes femrave të ShowBiz-it ka shumë xhelozi”


Lajme Vip-Sensuale, seksi dhe shumë provokuese, kështu shfaqet në videoklipin e saj më të fundit, “Femër Biz-i” këngëtarja Ledi Vokshi.
Që në fillimet e saj do të spikaste për një stil të veçantë dhe do të sillte për publikun bashkëpunimin me Vagabondin “Çuna si ty Durrësi ka plot”. Në një intervistë për TH&TH, simpatikja Ledi Vokshi flet për planet e projektet e reja muzikore, marrëdhëniet mes femrave të show bizit dhe për stilin e saj të veçantë e rebel në muzikë. Bukuroshja do të sjell së shpejti edhe këngën e saj “Tempation”, një bashkëpunim me reperin amerikan Nader Red.
Keni pak kohë që keni publikuar këngën “Femër biz-i”, çfarë keni dashur të përcillni me anë të saj?
Kënga flet për një “SHOW GIRL” pra një femër e SHOW BIZ-it që njerëzit dhe media, gjithmonë tentojnë ta nënvlerësojnë dhe presin kur ajo të gaboj. Unë luaj rolin e një vampireje që i përdor meshkujt si skllavë e sado që mund të shijoj një çast nuk dua të diskutohet në media. Për këtë arsye i kafshoj dhe i mbys para se” paparazzi”, ta marr vesh e të më prishë punë. Sado që të mundohen të më bëjnë keq unë nuk rrëzohem, buzëqesh e vazhdoj sërish.
Është një këngë shumë provokuese, si ka qenë reagimi i publikut kundrejt saj?
Lëvizjet, sensualiteti dhe stili e bëjnë klipin provokues. Reagimi ka qenë shumë i mirë por edhe ata që mund të mendojnë se është tepër provokues, do të mësohen se duam të ecim drejt Europës apo jo?!
Back vokal është një emër i njohur në muzikën shqiptare, Samanta Karavella pse pikërisht ajo?
Samanta Karavella, një zë i ëmbël ishte e përshtatshme për të ma ëmbëlsuar edhe pak këngën. Ajo ka bërë edhe back vokalet e këngës time nga Big Basta “INDIPENDENTE”.
Projektet tuaja të ardhshme pas klipit Femer Biz-i?
Jam në punim e sipër të videoklipit me reperin nga Chicago “NADER RED” për këngën “Temptation” dhe një projekt tjetër për tu punuar me nge në studion e Threedots (qesh).
Meqënëse kënga titullohet “Femër Biz-i”, si janë marrëdhëniet mes ju femrave të showbizit?
Si zakonisht femrat janë gjithnjë xheloze për njëra-tjetrën, por unë i kam respektuar dhe do ti respektoj sepse s’kam çfarë të xhelozoj. Xhelozia është sëmundje.
Ndjeni rivalitet dhe konkurrencë të fortë?
Jam kthyer në Shqipëri me mendjen “GO HARD OR GO HOME”, (vazhdo fuqishëm ose kthehu në New York), nuk kam rivale në stilin tim. E dominoj skenën për ata që kanë patur kënaqësi të më shohin në koncerte.
Keni mike artiste?
Patjetër që po. Të gjithë jemi të thjesht në jetën tonë të përditshme dhe të gjithë kanë një vend në tregun muzikor. Miqësia dhe karriera janë dy gjëra të ndyshme, që duhet ti ndajmë.
Sa të vështirë e keni patur rrugën tuaj në fushën e muzikës?
Të hysh në tregun e muzikës me këngën time të parë, “ Çuna si ty Durrësi ka plot”, me Vagabondin. një super hit, që akoma dëgjohet (pa videoklip), ka qenë jashtëmase e vështirë.
Ndiheni e kënaqur me punën e deritanishme dhe çfarë synon të arrij Ledi akoma në fushën e muzikës?
Jam e kënaqur, por akoma për të sjellë. Ky është fillimi. Synoj të vulosem si një performer dinamike në skenë. Kur të jem e kënaqur me veten atëherë do them mjaft. Më duhet thjesht mbështetja dhe skena. Ju uluni dhe shijoni shfaqen që do ju sjell (qesh).
Sa keni ndryshuar nga atëhere e deri tani?
“Senet s’ndryshoj un kam me met e njejtë”, të gjitha tekstet i përkushtohen 100% momentit dhe Ledit. Unë jam ajo që jam, do luftoj të më pranoni kështu dhe nuk ndryshoj.
Ndonjë të re nga jeta juaj sentimentale?
Ende akoma.. Siç thotë kënga “SINGLE LADY” për jetë NA NA NA, ca po them është e vërtet NA NA NA. (qesh)
Nga të gjitha klipet tuaja cilin keni më të preferuarin?
Femër Bizi-i pse mos të jem modeste. Kam punuar shumë për të bërë diçka interesante dhe të përshtatshme me veten time dhe ka dal shumë i bukur dhe pikë.
Imitoni dikë apo përpiqeni të jeni vetvetja?
Unë imitim asnjëherë. Ledi nuk mund të bëhet si asnjë këngëtare tjetër, e as ato si unë. Unë ofroj çfarë di mëse miri, për të kënaqur dhe fansat e mi. Jam vetëm në konkurrencë me vetveten.

Vip-at shqiptar që urrehen me shpirt me njëri-tjetrin


Lajmet Vip-Dikur kanë qenë miq. Shpesh kanë ndarë bashkë sekrete personale, por edhe thashetheme për të tjerët.Kanë marrë pjesë në shumë festa e festivale.
Jo pak herë kanë pasur edhe bashkëpunime interesante, të frytshme dhe shumë të pëlqyera nga fansat. Thonë që çdo dashuri e ka një fund dhe kësaj nuk i kanë shpëtuar as këta miq të dikurshëm, por sot armiq të betuar.
Arsyet kanë qenë të shumëllojshme. Pjesa më e madhe e armiqësive kanë ardhur për shkak të konkurrencës jo vetëm në muzikë por edhe në sfera të tjera më delikate, siç janë rastet kur mes dy shoqeve futet një mashkull në mes. Të dyja e duan, por asnjëra nuk mund ta ketë. Këtu fillon lufta dhe mjafton një gjë e tillë që dy femra mos t’i flasin më kurrë me gojë njëra-tjetrës apo të urrehen në heshtje. Shumë konflikte kanë qenë thjesht me fjalë, ironi e ndonjë koment negativ, por ka pasur edhe raste kur dhuna fizike nuk ka munguar dhe këtu nuk kanë munguar as femrat, të cilat i kanë treguar grushtet njëra-tjetrës.
Rozana Radi dhe Rezarta Shkurta
Padyshim janë dy nga artistet më të komentuara në shtypin rozë, pas konfliktit që degjeneroi me dhunë fizike. Krisja mes Rozana Radit dhe Rezarta Shkurtës(që më herët janë njohur si dy mikesha të mira në rrethin e artistëve), nisi në shoun “Vip Shpija” në Kosovë. Në dukje ishte një zënkë banale dhe vetë ato të dyja u përpoqën ta kalojnë me sportivitet, duke uruar njëra-tjetrën për suksesin e radhës në festivalin “Kënga Magjike”. Po historia nuk do të mbaronte këtu. Pak kohë më vonë do të dëgjonim se dy vajzat ishin zënë keq me njëra-tjetrën e madje konflikti kishte shkuar deri te dhuna fizike. Të dyja artistet pretenduan pafajësinë dhe pas një procesi të gjatë gjykata vendosi që ta shpallte Rezarta Shkurtën jo fajtore ndaj akuzave të Radit, e cila nga ana tjetër ka thënë se do ta çojë çështjen në Gjykatën e Apelit. Nuk e dimë nëse Rozi e ka bërë apo jo këtë veprim të ri ligjor për të marrë pafajësinë e pretenduar, por e sigurt është që këto dy ish-mike dhe këngëtare të njohura nuk do të jenë më kurrë mike si më parë.
Adelina Ismajli dhe Leonora Jakupi
Ka qenë ndoshta nga historitë e para të sherreve. Që ka ndodhur gati një dekadë më parë. Rrahja mes dy këngëtareve të njohura të skenës kosovare, Adelina Ismajli dhe Leonora Jakupit ende sot e kësaj dite mbetet e pasqaruar tërësisht për publikun dhe vetëm pak muaj më parë këngëtaret e i janë rikthyer asaj mediatikisht. Në një intervistë që i është bërë një nga këngëtareve më të famshme në të dy anët e kufirit, Adelina Ismajlit, ajo ka thënë se “ka qenë rrahje, jam shpallur e pafajshme. S’ka qenë ndonjë tragjedi ndërkombëtare” Ndërsa pyetjes nëse janë pajtuar, i është përgjigjur: “Nuk e shoh të arsyeshme. Jo pas asaj që më ka bërë pas rrahjes. Aq bukur e ka shfrytëzuar për karrierën e vet dhe për krijimin e lidhjeve me mediume të ndryshme. Për mua ka qenë ndryshe, se unë jam rugoviste, jam ende”, ka thënë Adelina. Pas deklaratave të Adelinës, nuk ka munguar reagimi i këngëtares tjetër të njohur Leonora Jakupi, e cila është shprehur se kërkon ballafaqim publik. “Asgjë nga ato që ka thënë nuk është e vërtetë. Nuk mund të dalë në një studio ashtu kot dhe të thotë gjëra të paqena. Pse doli të flasë për këtë çështje pas 10 vitesh?! E ftoj në një debat publik, sepse, në ndryshim nga ajo, unë i kam gjërat e faktuara”, ka thënë Leonora Jakupi për “Prive”.
Noizy dhe Stresi
Këta dy repera duket se nuk do t’i hapin kurrë rrugë njëri-tjetrit. Janë bërë armiq të betuar dhe në këtë konflikt të ashpër janë përfshirë edhe fansat e tyre, ku njëri prej tyre, Denis Dollapaj, tani  ndodhet në gjendje kome pas sulmit me 15 thika të marra gjatë përplasjes fizike me fansat e grupit OTR. Rivaliteti i Noizyt dhe Stresit tani duket se është më tepër mes fansave sesa mes vetë këngëtarëve. Një urrejtje që u ngjan lagjeve “geto” ku bëhet rrep në Amerikë, e që në këtë rast ka shkaktuar edhe viktima. Të dy këngëtarët nuk harrojnë në asnjë rast ta shprehin hapur se nuk e durojnë dot njëri-tjetrin. Armiqësia mes të dyve ka pasur si shkak konkurrencën, por edhe pak stilin e kopjuar të  rrahjeve të bujshme mes rrepistëve të huaj. Rrepi konsiderohet si muzikë që vjen nga rruga dhe siç duket këta dy djem po e përfaqësojnë atë në mënyrën më të mirë, edhe nëse çmimi është kjo armiqësi e skajshme.
Altuna Sejdiu dhe Adelina Tahiri
Dy këngëtaret nga Shkupi duket se nuk shkojnë fare mirë me njëra-tjetrën edhe pse asnjëherë nuk kanë folur publikisht për këtë. Sipas zërave që kanë qarkulluar, Adelina dhe Tuna janë bërë armike pasi të dyja janë përfolur për një flirt me Blerim Destanin. Blerimi duket se ka qenë molla e sherrit që dy këngëtaret të mos flasin me njëra-tjetrën dhe të shmangin përherë ambientet e përbashkëta edhe pse në fund të kësaj historie Blerimi nuk rezultoi në një marrëdhënie me asnjërën prej dy këngëtareve bukuroshe. Në kohën që kanë qarkulluar këto thashetheme, Adelina ka pohuar se në jetën e saj e ka takuar vetëm një herë Blerim Destanin. Ndërkohë Adelina një armiqësi të heshtur të kësaj natyre e ka pasur me Genta Ismajlin për futbollistin Lorik Cana.
Genta Ismajli dhe Dafina Zeqiri
Ato janë të dyja këngëtare shumë të njohura dhe të kërkuara kudo në Shqipëri, Kosovë dhe në Diasporë. Megjithatë, duket se asnjëra prej të dyjave nuk gëzohet për suksesin e tjetrës. Kohët e fundit pas një konflikti që Genta Ismajli pati me menaxherin e saj personal, ky i fundit nuk ka hezituar të bëjë disa deklarata të forta kundër këngëtares, ku ndër të tjera ka theksuar se “Gentën e tmerron suksesi i Dafina Zeqirit dhe e shan shumë atë”. Dafina dhe Genta kanë qenë rivale të flakta gjatë viteve të fundit, me një ndarje 50 me 50 të fansave. Pavarësisht kësaj, vlen për t’u theksuar se sivjet ka qenë viti i Dafinës pas këngëve të suksesshme që ka publikuar, ndërsa Genta ende nuk ka sjellë diçka që të përbëjë interes të veçantë, veç këngës “Ole, Ole”
Dr.Flori me Flor Mumajesin
Flor Mumajesi tashmë njihet si një nga kompozitorët më të suksesshëm shqiptarë, por duket se kjo i ka kushtuar atij jo pak armiq në rrethin e kolegëve. Madje vetë ai në një intervistë të fundit ka preferuar të flasë me emra ku një ndër ta është edhe Dr.Flori. Arsyeja e armiqësisë së tyre, e cila është nuhatur disi nga fansat apo edhe këngëtarët e tjerë, ka në qendër konkurrencën. Sipas Florit, Dr.Flori e përdor muzikën e tij si frymëzim dhe madje përpiqet që t’i ngjajë.

Kim Kardashian me të…. (Foto)


Lajme Vip-Duke parë shfaqjen e motrave Kardashian, nuk kishte si mos të tërhiqnin vëmendjen e njerëzve.
Kim Kardashian zakonisht vishet në mënyrë që të ekspozojë format e saj të famshme, por këtë radhë ka shkuar paksa më tej, duke u shfaqur me një monokini të bardhë.
Kim Kardashian është shfaqur më plazhet e Majemit së bashku me të motrën, Kourtney, por kjo e fundit, për shkak se ka vetëm pak që ka lindur, ka qenë e veshur me një bluzë të gjerë dhe një palë të shkurtra.
Duke parë shfaqjen e motrave Kardashian, nuk kishte si mos të tërhiqnin vëmendjen e njerëzve./yllpress/

Afërdita Dreshaj dhe Anxhela Martini, ç’bëjnë në një shtrat… te zheshura!!!


Lajme Vip-Të dyja janë modele dhe të dyja kanë përfaqësuar bukurinë shqiptare në spektaklin “Miss Universe”, por përveç këtyre të përbashkëtave, ato tanimë ndajnë edhe të njëjtin shtrat.
Të paktën kështu tregon një fotografi e publikuar në rrjetet sociale, ku Anxhela Martini dhe Afërdita Dreshaj shfaqen së bashku, me një mbulesë të përbashkët, derisa duket të mos kenë rroba të veshura.
Modelet kanë zgjedhur një mënyrë shumë provokuese të tërheqjes së vëmendjes, ndonëse të dyja janë të famshme, Anxhela është fituese e Mss Universe Albania 2010, ndërsa Afërdita Miss Universe Kosova 2011.
Përveç kësaj Anxhela Martini ka nsisur tashmë edhe karrierën në fushën e modës si stiliste, ndërsa Afërdita prej vitesh njihet edhe si këngëtare./shqiptarja/

Pamela Anderson është serish vajza e posterave (FOTO)


Lajme Vip-Sa e sa djem e kanë pasur posterin e saj në dhomën e gjumit. Ajo ka qenë një seks- simbol. Por e tillë duket se ka mbetur edhe tani.
Ish- ylli i Baywatch, 45 vjeçarja Pamela Anderson, ka publikuar një foto të saj në Twitter, si për të thënë se ajo sërish është vajza e posterave.
Fotoja e saj është postuar pak përpara nisjes së edicionit të ri të ‘Dancing With the Stars’, ku do jetë e pranishme edhe biondja, që nuk e fsheh emocionin.
Partneri i saj në këtë spektakël do jetë balerini bukurosh Damian Whitewood (FOTO POSHTE)./tema/

SHIKONI FILMAT E FUNDIT ME TITRA SHQIP

KLIKONI KETU PER TE SHKUAR TE FAQJA E FILMAVE